BallinaKryesoreI shpallur non grata në SHBA/ Tom Doshi regjistrohet zyrtarisht në KQZ...

I shpallur non grata në SHBA/ Tom Doshi regjistrohet zyrtarisht në KQZ dhe kandidon në dy qarqe

Deputeti Tom Doshi kandidon në dy qarqe në zgjedhjet e 25 prillit. Në listat e depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Doshi renditet i pari në listën e Partisë PSD në Qarkun e Tiranës dhe Shkodrës.

Pak kohë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë kujtoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur Tom Doshin person non grata në SHBA.

Ambasadorja Kim u rikujtoi partive politike të shmangin kandidimin e personave që kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky njoftim, i bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacioneve të marra. Sigurisht, votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq”, shkruante dy ditë më parë ambasadorja Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular