BallinaKryesore25 prilli/Meta nga Fieri: Me rëndësi pjesëmarrja masive, dosjet e Shijakut dhe...

25 prilli/Meta nga Fieri: Me rëndësi pjesëmarrja masive, dosjet e Shijakut dhe Dibrës po mbajnë peng integrimin e vendit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka folur për zgjedhjet e 25 prillit teksa ka kërkuar nga populli pjesëmarrje masive.

Sipas Metës, Presidenti ka qenë gjithmonë në anën e Kushtetutës dhe qytetarëve, dhe ai vetë ka vetëm një votë që duhet të jetë e barabartë me të çdo qytetari.

Për Metën vetëm një pjesëmarrje masive në këto zgjedhje përmirëson kredencialet demokratike. Gjithashtu Presidenti ka përmendur edhe dosjet 184 dhe 339, duke thënë se janë ato dhe personazhet e përfshira në to që po mbajnë peng integrimin e vendit.

”Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Gjithashtu dhe mos ndëshkimi dhe mos hetimi i krimeve elektorale, të denoncuara, por ndërkohë jam i bindur se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij në demokraci. Dhe këtë fuqi dueht ta tregojë, dhe jam i bindur do e tregojnë në 25 prill.

Ju e dini që Presidenti ka qenë gjithmonë në anën eKushtetutës, interesit publik, interesit qytetar. Gjithmonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do ishin çelur negociatat. Presidenti ka vetëm një votë, vota e tij do jetë e barabartë me qytetarin më të thjeshtë. Presidenti do të japë fuqi votës së shqiptarëve. çdo qytetar të ndërgjegjësohet, se vetëm përmes votës hap një rrugë të re, familjen ,fëmijën, të ardhmen. Vetëm nëpërmjet votës ndëshkon atë që nuk ka mbajtur premtimet e tij.
Kur flas për referendum më 25 prill, është vënë në diskutim e ardhmja e Shqipërisë. Në 2006 u nënshkrua marrëveshja e Stabilizim-Asocim. Serbia dhe Mali i Zi e nënshkruan 2 vite më pas. Ne jemi 7 vite pas Serbisë, 9 vite pas Malit të Zi. është humbje e jashtëzakonshme kohe, energjie. S’kemi pasur asnjë problem, pse? Për shkak të mungesës së vullnetit politik.
Vetëm një pjesëmarrje shumë masive e qytetarëve përmirëson kredencialet demokratike, që janë aq shumë të dëmtuara. Vetëm të shohësh amendamentet e fundit nga Komisioni i Politikës së Jashtme, problemi i medias. Pikërisht për të instaluar një regjim të gënjeshtër ku pushteti kërkon t’u imponohet.”- tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular