BallinaAktualitetDeputeti austriak Reinhold Lopatka: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta...

Deputeti austriak Reinhold Lopatka: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë thelbësore

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike kanë organizuar ditën e sotme, forumin ‘Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit’.

Gjatë këtij takimi ka folur edhe deputeti austriak Reinhold Lopatka

Fjala e deputetit austriak Reinhold Lopatka:

Në emër të kryeministrit austriak Sebastian Kurtz, deputeti Reinhold Lopatka tha: Faleminderit! I nderuar kryetar Lulzim Basha, së pari do të doja të sillja pershendetjet nga Sebastian Kurtz. Fatkeqësisht ai nuk mund të jetë sot i pranishëm.

Por ai i uron të gjitha të mirat partisë dhe kryetarit Lulzim Basha në javët në vijim dhe punën e tij për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar që kërkon më shumë, mundësi më të mira, ecuri më të mirë, perspektiva më të mira për të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Faleminderit për këtë takim ku do te diskutojme për perspektiven europiane të Shqipërisë. Ju e dini që Austria gjithmonë ka qenë në favor të anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane  thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria. Bashkimi Europian do të mbetet i paplotë pa Ballkanin perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Me një shërbim të gjatë në parlamentin Australian dhe anëtar i partisë së njerëzve, mund t’ju siguroj se Austria është e vendosur të vazhdojë të kontribuojë në Shqipëri dhe në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj i uroj zotit Basha dhe partisë së tij më të mirën në këto zgjedhje, në javët në vazhdim dhe padyshim më të mirën për 25 Prillin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular