BallinaUncategorizedEMRAT/Ja kandidatët për deputetë të Aleanca për Teatrin në zgjedhjet e 25...

EMRAT/Ja kandidatët për deputetë të Aleanca për Teatrin në zgjedhjet e 25 prillit

Pas arkitektit restaurator Kreshnik Merxhani , kandidat i pavarur në Qarkun Gjirokastër, një tjetër aktiviste e AMT kandidon në zgjedhjet e 25 prillit. PD ka përfshirë në listën e Tiranës aktoren dhe pedagogen e Universitetit të Arteve, Prof. Asc. Taulanda Jupi.
Znj. Jupi ka qenë anëtare e Kryesisë së Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit dhe anëtare e Grupit Koordinator të AMT. Në dhjetor 2019, ajo u zgjodh anëtare e Këshillit Kombëtar të PD dhe, për pasojë, dha dorëheqjen, duke respektuar statutin e SASE dhe etikën e AMT.
AMT, si lëvizje qytetare, politike por jo partiake, e themeluar si kundërshtare e vendosur e dyshes Rama-Veliaj, mbështet opozitën në këto zgjedhje, por nuk rreshtohet prapa asnjë partie në veçanti. Ne mbështesim kandidatët Merxhani dhe Jupi, jo thjesht sepse kanë treguar integritet, qytetari dhe përkushtim në kauzën e Teatrit, por edhe sepse jemi të bindur se zërat e tyre do të jenë të domosdoshëm në Kuvendin e ardhshëm. Ju kujtojmë se në listat e të gjitha partive politike (rreth 1.000 kandidatë në total), pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit, ka vetëm 3 përfaqësues nga fusha e kulturës (E treta është shkrimtarja e shquar Flutura Açka , kandidate e PD në Qarkun Elbasan.), për fat të mirë, të tre mbrojtës së kauzës së Teatrit!
Ne ju ftojmë të votoni për këta tre kandidatë, duke shfrytëzuar mundësinë që ju jep ndryshimi i pjesshëm i sistemit, për të zgjedhur, veç partisë, edhe kandidatin e preferuar të asaj partie.
Na duhen këta tre qytetarë në Kuvendin e ardhshëm! Na duhen që të ngrenë zërin për rrënimin e sistemit të teatrit, trashëgimisë kulturore dhe edukimit artistik!
Me këtë rast, u bëjmë thirrje kolegëve të AMTZ të mbështesin këta kandidatë, duke harruar qejfmbetjet personale.
Deklarate e Aleanca per Teatrin
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular