BallinaAktualitetFOTO/Ndërron jetë nga COVID koordinatori i LSI-së për Astirin, Kryemadhi: Mesazhi i...

FOTO/Ndërron jetë nga COVID koordinatori i LSI-së për Astirin, Kryemadhi: Mesazhi i fundit që më dërgoi…

Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit koordinatori i LSI-së për Astirin.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në facebook ku shpreh edhe ngushëllimet për familjen e të riut.

Kryemadhi thotë se ai ishte kthyer nga Gjermania vetëm një muaj më parë, ndërsa zbulon edhe mesazhin e fundit që i ndjeri i kishte çuar, ku i shkruante: “Mona si je? Fëmijët si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës”.

Ndërsa shpreh keqardhjen për ndarjen e tij nga jeta, Kryemadhi premton mbështetjen e saj për familjen e Enos.

Postimi i plotë:

Mona si je? Fëmijët si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.

Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania. Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë. Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne. Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.

Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë.

Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular