BallinaEkonomiProblem korrupsioni/Dhoma Amerikane: Shqipëria, e papërgatitur me alternativa për të mbështetur bizneset...

Problem korrupsioni/Dhoma Amerikane: Shqipëria, e papërgatitur me alternativa për të mbështetur bizneset me financim

Enio Jaço, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka bërë një sërë kritikash sot ndaj qeverisë shqiptare lidhur me klimën e krijuar për zhvillimin e biznesit në Shqipëri dhe atij amerikan ën veçanti.

Në një konferencë për sfidat, normalitetin e ri dhe zhvillimin e biznesit në vitet 2020-2021, të vështira për shkak të pandemisë, Jaço tha se pavarësisht përgjegjësisë që ka biznesi vetë, nevojitet mbështetja shtetërore për të punuar në këtë normalitet të ri.

Jaço e konsideroi “jopozitive, jo me dinjitet për klimën e biznesit në Shqipëri, situatën e lidhur me investitorin amerikan që erdhi për të investuar në Aeroportin e Rinasit” ndër të tjera.

“Dhoma ka zgjeruar komunikimin me rrjetin global të Dhomave Amerikane të Tregtisë, kryesisht me atë Uashington, në Evropë dhe rajon me sensin për të sjellë praktikat më të mira në këtë periudhë shumë të vështirë në Shqipëri, – tha Jaço. –  Në të njëjtën kohë, bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë injektuar volumin më të madh në ekonomi ndonjëherë, 3.1 miliardë USD. Kjo nuk ka të bëjë me rritjen e ekonomisë apo të GDP, por kemi pasur një tendencë për afrimin më të shumtë të biznesve drejt Dhomës Amerikane të Tregtisë. Por kjo është xhiro më e lartë që ne kemi pasur ndonjëherë.

Në të njëjtën kohë, kemi vënë re dhe kjo ndoshta është e natyrshme, brishtësinë e ekonomisë shqiptare gjatë kësaj periudhe.

Edhe specifikisht unë dua të flas për tre sfida që ne kemi vënë re gjatë kësaj kohe. E para ka qenë aksesi në financim. Ajo që ka ndodhur është sistemi i vjetër ose para pandemisë, i financimit, jo domosdoshmërisht ka qenë i përshtatur me këtë situatë të re; janë bërë disa ndryshime, disa adaptime. Në radhë të parë sistemi bankar në koordinim me Bankën e Shqipërisë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë periudhë, kanë bërë disa adaptime për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, siç është ëpr shembull thyerja e pagesave. Por aksesi në kapital ka qenë shumë shumë i rëndësishëm gjatë kësja periudhe, sepse bizneseve iu është dashur të mbulojnë disa nga operacionet qoftë edhe bazike, qoftë pagesat e punonjësve dhe kjo ka qënë shumë e rëndësishme.

Ajo që kemi vënë re gjatë kësaj kohe është se Shqipëria ndoshta është më pak e përgatitur me instrumente të tjerë alternativë për të mbështetur bizneset me financim.

E dyta që kemi vënë re që ka pasur një lloj vulnerabiliteti ka qenë  tregtia fizike. Në të gjithë botën tregtia ka pasur një lloj goditjeje se njerëzit e kanë pasur më të vështirë për të mbështetur të gjithë zinxhirin e shërbimeve, por trendi global ka qenë që të thellohet më shumë tregtia dixhitale, E-Commerce. Ajo që kemi vënë re në mënyrë pozitive në Shqipëri se shumë biznese janë përshtatur me tregtinë dixhitale, por ekosistemi i tërë ose legjislacioni nuk është akoma i përshtatur për të mbështetur këtë tregti dhe gjej rastin të them se kërkon një vëmendje më të lartë.

E treta, ajo sfida që ne shikojmë edhe më tej, që do të vazhdojë dhe në 2021 dhe më shumë , është përshtatja me normalitetin e ri. Do të ishte naive të besojmë që sa të mbarojmë pandemia do të kthehemi në realitetin siç ka qenë më parë dhe mënyra se si punojmë, produktet që ne ofrojmë, aftësitë e punonjësve, kërkojnë një ndryshim gjatë kësaj periudhe dhe është përgjegjësia e biznesve për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve, këtij normaliteti të ri, por gjithashtu do të jetë shumë e rëndësishme  edhe mbështetja e sektorit shtetëror në lidhej me këtë përshtatje të re.

E dyta shumë rëndësishme ka qenë për ne klima e biznesit. Kanë qenë tre ngjarje kryesore gjatë vitit 2020 të cilat kanë shkaktuar tek një ndryshim sizmik në mënyrën si mendojmë. Mendojmë krejtësisht ndryshe  e perceptojmë më ndryshme klimën e biznesit se përpara.

Këto tri ngjarje kanë qenë: në radhë të parë ajo situata jo pozitive, jo me dinjitet për klimën e biznesit në Shqipëri e lidhur me investitorin amerikan që erdhi për të investuar në Aeroportin e Rinasit; e dyta indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë që pësoi një rënie, rënien më të madhe në 2020 që nga koha kur kemi filluar të bëjmë indeksin, me 5%. Kjo rënie ka qenë e shoqëruar edhe nga indekse të tjerë, nga raporte të tjera shumë të rëndësishme si e BB-së ku Shqipëria ka humbur 19 vende dhe kemi vërejtur një mungesë  besimi të shtuar të komunitetit të biznesit, të shoqërisë civile por dhe të të investitorëve në lidhje me klimën e biznesit dhe për këtë arsye kemi ndërmarrë një nismë për diagnostikimin dhe analizë më të thellë të arsyeve kryesore që kanë lidhje me klimën e biznesit….”

…“Të gjithë presim që Shqipëria të hapë negociatat me BE, dhe kjo është një potencial për bizneset shqiptare pasi mund të kenë akses në rritje në treguan Europian. Po ashtu me rëndësi është marrëveshja ekonomike mes SHBA dhe Shqipërisë. Në besojmë se do të jetë filli i investimeve të reja. Pra ne mendojmë se është koha për t’i maksimizuar dhe në lidhje me këto në rekomandojmë modernizim të sistemit të taksave , fuqizimin e eksporteve shqiptare pasi kanë nevojë të mbështetet me politika tregtare, fuqizimin e ekonomisë digjitale sepse pas pandemise çdo ekonomi do ta ketë të vështirë të jetë e suksesshme pa pasur një mbështetje dhe politikë të mirë menduar, dhe e fundit është riaftësive i punonjësve që na duhen për periudhën pos-covid dhe kjo duhet bërë në bashkëpunim me sektori publik dhe privat.

Kërcënimi më i madh i ekonomisë shqiptare vjen nga korrupsioni dhe ne do të inkurajojmë të gjitha forcat politike që të punojnë së bashku. Së fundmi dua të them që kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe ne do të ndërmarrim një hap pikëshënues për politikanë dhe deputetet në Shqipëri që vlerëson qëndrimin e politikanë ve dhe deputetëve në lidhje me agjendën e pro biznesi”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular