BallinaAktualitet“SHBA-të kanë qenë të qarta”, Yuri Kim nga Elbasani: Drejtuesit politikë të...

“SHBA-të kanë qenë të qarta”, Yuri Kim nga Elbasani: Drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi. Votuesit shqiptarë…

Ambasadorja e amerikane Yuri Kim ka folur sërish nga Elbasani për kandidatët për deputetë. Ambasadorja tha se SHBA-të kanë qenë të qarta për pritshmëritë për kandidatët duke theksuar se drejtuesit politikë duhet të marrin përgjegjësi për listat

Ajo pati një apel dhe për votuesit shqiptarë.
“Kam qenë në Elbasan para disa muajsh vetëm për një orë për fushatën e kancerit të gjirit. Sikurse e dini kjo javë është e rëndësishme sepse të hënën partitë kanë dorëzuar listat e kandidatëve. Në të shkuarën mendoj që gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se do ishte një kohë e mirë të shikoja situatën, të flisja vetë me njerëzit.

SHBA-të kanë qenë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër. Është thelbësore që drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi, që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, të gjitha ato përcaktime të bëra nga SHBA-të, të cilat kur merren si vendime nuk merren lehtësisht. E di se disa persona mund të thonë se ai është i përcaktuar nga ligji i SHBA, por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin që kjo është një evidencë, jo për shkak se mungojnë faktet, por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar.

Kjo nuk është se SHBA-të pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë dhe gjithashtu kjo ka të bëjë nëse sekretari i Shtetit ka përcaktuar në bazë të informacioneve se ky person përbën kërcënim për SHBA-të, ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë nëse kjo do të bënte kërcënim për ta”, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular