BallinaKronikeEMRAT/U akuzuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, Apeli liron dy infermieret

EMRAT/U akuzuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, Apeli liron dy infermieret

Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi, për të cilat u dha sot masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, më 23 shkurt, Apeli liroi edhe infermieren Sidorela Kola si dhe sanitaren Rukie Hoxha, të cilat po ashtu u lanë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Tre infermieret dhe sanitarja u arrestuan më 8 shkurt të këtij viti, pasi u akuzuan se kishin krijuar një skemë të mirëfilltë, me qëllimin e vetëm që të përfitonin sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me COVID dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas arrestimit të sanitares Tire Alldervishi, e cila akuzohet se i mori 8 milion lekë të vjetra vajzës së një pacienteje të sëmurë me COVID, të cilës iu prezantua si infermiere, duke i premtuar se do të kujdesej për të ëmën e saj.

Rasti u zbulua pas denoncimit të vetë vajzës, pasi e ëma humbi jetën nga COVID.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular