BallinaZgjedhje e editoritVIDEO/Pritje madhështore në Kavajë, Basha hipën mbi makinë: Rama ik

VIDEO/Pritje madhështore në Kavajë, Basha hipën mbi makinë: Rama ik

Kreu i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha është pritur në mënyrë madhështore në qytetin e Kavajës.

Siç edhe duket nga pamjet e transmetuara live në Facebook e kreut të PD, pritja ka qenë mjaft e mirë

Për shkak të numri të madh të njerëzve të mbledhur, Basha është detyruar të ngjitet në tavanin e makinës për të përshëndetur të pranishmit.

I emocionuar nga kjo pritje e qytetarëve, që thërrisnin ‘Rama ik’, Basha ka hipur mbi makinë dhe i ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij.

‘Kujdes maskat! Ju falënderoj nga zemra. Bashkë për ndryshimin. Rama ik!’ tha Basha duke iu kujtuar masat anticovid të mbajtjes së distancës.

‘Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njeri tjetrit’, dëgjohet të thotë ai, i cili për t’i përshëndetur të gjithë ka hipur  mbi makinë.

Basha në Kavajë do të zhvillojë një takim me sipërmarrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular