BallinaAktualitetTronditëse në Kosovë/ 16-vjeçari ndërron jetë nga koronavirusi, ja detajet e ngjarjes...

Tronditëse në Kosovë/ 16-vjeçari ndërron jetë nga koronavirusi, ja detajet e ngjarjes së rëndë

Një lajm i rëndë raportohet sot nga Kosova, ku mësohet se një 16-vjeçar nga Vitia ka humbur betejën me Covid-19.

Infektologia e Spitalit të Gjilanit Selvete Shurdhani bën me dije për mediat se:  “I ndjeri ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar pra 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri  sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektives. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani.

Ndërsa, drejtori i Spitalit, Nisret Hajruallhu deklaroi se pacienti ka qenë i shtruar në spital për 10 ditë, dhe së fundmi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka treguar se 16-vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ky është viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Kosovë, që në një vit u ka marrë jetën 1,674 qytetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular