BallinaKryesoreVlora i del jashtë kontrollit, Rama mbërrin urgjent dhe mbledh kandidatët

Vlora i del jashtë kontrollit, Rama mbërrin urgjent dhe mbledh kandidatët

Paraditen e kësaj të enjteje, kryeministri Edi Rama ka mbërritur urgjent në Vlorë në një takim me kandidatët për deputetë të Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit

Takimi është zhvilluar në ambientet e jashtme të vilave qeveritare në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Të pranishëm në mbledhje, përveç krerëve të PS dhe kandidatëve të rinj mësohet se ishin edhe deputetët aktualë

Në këtë takim me dyer të mbyllura është diskutuar për 2 orë rresht, për fushatën zgjedhore të 25 prillit dhe përplasjet e brendshme në parti dhe bashki, me protagonist vetë kryetarin e saj Dritan Leli.

Socialistët e Vlorës parkuan makinat luksoze një e nga një, pranë vilave qeveritare dhe u futën në mbledhjen e kërkuar nga kryeministri Edi Rama, pas tensionit që u shënua me kryebashkiakun Dritan Leli.

Gazetarët janë mbajtur larg vilave qeveritare, ndërkohë që mbledhja vjen pas një situate goxha konfliktuale në Vlorë, pas përjashtimit të Lelit nga fushata, dhe kërcënimit për të lënë drejtimin e Bashkisë.

Njoftohet se tashmë mbledhja ka përfunduar dhe kryeministrit Rama i ka njoftuar edhe personalisht kandidatët dhe drejtuesit e  strukturave të PS në Vlorë për përjashtimin e Dritan Lelit, i cili mungonte në këtë takim urgjent.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular