BallinaAktualitet“Do përfundoni si policët e Mubarakut”, Meta: Përpjekje për grusht shteti! Opozita...

“Do përfundoni si policët e Mubarakut”, Meta: Përpjekje për grusht shteti! Opozita të zgjohet!

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka konsideruar një përpjekje për grusht shteti, ndërhyrjen e sotme në selinë e FRD, ose ndryshe selia e vjetër e Partisë Demokratike.

Ai tha se shkresa e dërguar nga bashkia për lirimin e zyrave nuk ka as vulë, as emër titullari, as numër protokolli dhe është bërë për të dhunuar çdo forcë opozitare. Meta e cilësoi bashkinë bandë dhe i bëri thirrje opozitës të zgjodhët dhe të mos lejojë asnjë prekje të rregullave të garës sepse do të jetë vone

“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, që nuk ka as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi nesër, që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në kushte të barabarta në zgjedhja, duke keqpërdorur bashkinë bandë, padyshim që është tepër irrituese dhe është një paralajmërim për qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë, mbi procesin zgjedhor me garanci dhe integritet. I bëj thirrje gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të rregullave të garës sepse do të jetë vonë për jo për popullin shqiptar në rast se do vijojë të tolerojë sjelljet e partisë bandë”, deklaroi Presidenti.

Ai sqaroi më tej se çfarë kishte ndodhur deri në përplasjen me policinë teksa paralajmëroi efektivët bashkiakë dhe ata të policisë së Shtetit të zbatojnë ligjet. Nuk mungoi dhe një paralajmërim për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së zoti Shehu për këtë situatë, po kaloja këtu rastësisht dhe ju e patë si dhunohet nga njerëz pas asnjë autorizimi, kryetari i FRD-së së Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i Republikës. Po i paralajmëroj dhe njëherë të gjithë policët, bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, zbatoni ligjet! Të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar. Kaq. Dhe po i them kryepalaços së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë kë bërë pa firma dhe me firma. Prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psikik më 25 prill apo ndoshta dhe më përpara”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular