BallinaKryesoreI dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda, Rama nxjerr në fushatë...

I dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda, Rama nxjerr në fushatë ish kryebashkiakun e Hasit

Edi Rama e ka fasadë dhe propagandë çështjen e drejtësisë. Kur bëhet fjalë për pushtetin e tij personal, ai nuk do t’ia dijë as për SPAK-un, as për ndonjë  organ tjetër të drejtësisë. Më konkretisht, ai ka përfshirë drejtpërsëdrejti në fushatën e tij elektorale në Kukës, ish kryebashkiakun e hetuar nga SPAK dhe të dënuar nga Gjykata për shpërdorim detyrime, Adem Lala.

I dënuari i drejtësisë ishte zgjedhur për të bërë prezantimin e kandidatëve të Edi Ramës në Has, duke dhënë mesazhin se kreu i PS nuk ka ndermend të bëjë fushatë të ndershme dhe as t’u japë hasjanëve e shqiptarëve alternativën e njerëzve të ndershëm. Më 3 Mars, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dënoi me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala, pasi SPAK e hetoi për “shpërdorim detyre”, me akuzën e përfshirjes në privatizimin në mënyrë të padrejtë të një aseti publik të Bashkisë Has në periudhën kur ushtronte detyrën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular