BallinaAktualitetVlora jashtë kontrollit/Leli nis hakmarrjen, shkarkon njeriun e Edi Ramës

Vlora jashtë kontrollit/Leli nis hakmarrjen, shkarkon njeriun e Edi Ramës

Pas urdhrit të Ramës, që Dritan Leli të përjashtohet nga PS-ja, ky i fundit ka nisur hakmarrjen e tij.

Burime brenda bashkisë së Vlorës thonë për Faxweb se kryetari i Bashkisë Dritan Leli ka bërë gati letrën e shkarkimit për nënkryetarin Afrim Qëndro.

Megjithatë asnjë nga palët nuk pranon të prononcohet, zërat thonë se shkarkimi gjendet në tavolinën e Lelit, dhe është çështje orësh finalizimi.

Ditën e sotme, Qëndro ka lënë të parkuar makinën e tij para bashkisë, por nuk ka qenë brenda godinës, ku u komandua disa muaj më parë me urdhër të Gjiknurit.

Qëndro ka zhvilluar një takim bashkë me Damian Gjiknurin me anëtarë të Partisë Socialiste.

Ende nuk dihet nëse shkarkimi i është komunikuar Qëndros apo jo.

Megjithatë situata vijon të jetë e acaruar mes palëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular