BallinaKryesoreBasha pas takimeve me qytetarët në Lezhë: Shqiptarët janë bashkuar për tua...

Basha pas takimeve me qytetarët në Lezhë: Shqiptarët janë bashkuar për tua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj

Gjatë ditës së sotme, Kryeari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lezhës, të cilët i kishin rezervuar një pritje madhështore, ku qindra lezhjanë kishin dalë në rrugë për ta pritur.

Duke vlerësuar maksimalisht pritjen, Basha thekson se ‘sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj’

‘Sot, qindra qytetarë të Lezhës na pritën për të na thënë se ka ardhur koha për ndryshim! Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sot, qindra qytetarë të Lezhës na pritën për të na thënë se ka ardhur koha për ndryshim!

Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen.

Sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj.

Për të dhënë mesazhin e fuqishëm se ndryshimi po vjen në Shqipëri dhe Shqipëria fiton!

#SHQIPERIAFITON

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular