BallinaAktualitetE përzuri nga konferenca/Gazetarja mesazh Ramës: Me veprimin që bëre, ke borxhe...

E përzuri nga konferenca/Gazetarja mesazh Ramës: Me veprimin që bëre, ke borxhe për të larë!

Pasi është shtyrë nga kryeministri Rama sepse nuk mbante maskë, gazetarja Fax Neës, Edona Haklaj pranoi se ishte gabim, por e ka quajtur të padrejtë vendimin e kryeministrit për ta larguar duke e shtyrë me duar. Haklaj tha se ka pranuar të bindet pasi nuk donte t’i jepte shkas kreut të qeverisë që “të grricej” siç shprehet ajo.

“KRYEMINISTRIT, ME TË DREJTË I BËRI PËRSHYPJE MUNGESA E MASKËS SIME, (EDHE PSE PËRDORA SHALLIN SI BARRIERË MBROJTËSE) DHE PA TË DREJTË MË SHTYU NË FORMË URDHËRUESE PËR TË SHKUAR DHE PËR TË MARRË MASKËN UNË I PËRKAS KULTURËS, DHE REAGIMI IM NDAJ LIDERIT SUPREM ISHTE NË TE NJËJTËN FORMË, ME NJË LARGIM TË QETË, SIKUR ASGJË NUK NDODHI. DUKE E NJOHUR MIRË KRYEMINISTRIN, MARRËDHENIEN E TIJ ME MEDIEN, NUK DOJA QË AI TË GJENTE NJË RAST PËR TU GRRICUR, AS NJË ARSYE PËR T’U BËRË LAJM”

Gazetarja thotë se është e ndërgjegjshme se i ka borxh shtetit për shkeljen, por se kryeministri me veprimin e tij “ka shumë borxhe për të larë”.

“AMA, UNË ME VEPRIMIN TIM SOT MUND TI KEM NJË BORXH SHTETIT PËR SHKELJEN E AKTIT ADMINISTRATIV PËR MOSMBAJTJEN E MASKËS, NDËRSA KRYEMINISTRI ME VEPRIMIN E TIJ KA SHUMË BORXHE PËR TË LARË”

Incidenti ndodhi në nisje të procesit të vaksinimit. “Po ti pse s’mban maskë”,-i tha Rama gazetares dhe ajo iu përgjigj. “E kam harruar në makinë” duke vendosur shallin para fytyrës. Ndërkohë kryeministri e urdhëroi “Shko në makinë, ik merre”.

Ajo vijoi të mbante mikrofonin duke mos iu përgjigjur më kryeministrit, derisa ky i fundit nisi ta shtyjë me duar duke e larguar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular