BallinaAktualitetNuk pyesin për covid/ Shqiptarët 'aheng' në Greqi, si e mbajtën hapur...

Nuk pyesin për covid/ Shqiptarët ‘aheng’ në Greqi, si e mbajtën hapur klubin e natës për 3 muaj në mes të Athinës

Policia greke ka zbuluar thyerjen e masave të koronavirusit që kryente një klub nate në qendër të Athinës.

Mbrëmjen e së premtes, efektivët bastisën lokalin ku kishte muzikë live dhe dhjetëra klientë që dukej sikur nuk e njihnin aspak sëmundjen e Covid-19.

Sipas medias greke SKAI, klubi i natës në fjalë funksionoi për 3 muaj të tërë, me këngëtarë të njohur, të cilët shfaqeshin në skenë çdo javë. Të ftuarit qëndronin mbyllur gjatë gjithë natës duke shijuar muzikën dhe largoheshin pas orës 6 të mëngjesit.

Dy personat e arrestuar për këtë thyerje të rregullave janë dy persona me origjinë shqiptare, Ata u gjobitën me 3,000 mijë euro, ndërsa një gjobë prej 5,000 euro u vendos në klubin e tyre. Gjobat prej 30 eurosh për shkeljen e masës kundër përhapjes së koronavirusit iu dhanë gjithashtu të gjithë klientëve.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet bastisin atë lokal. E njëjta gjë ndodhi edhe në fund të tetorit të kaluar, kur brenda klubit kishte 141 njerëz.
Në të njëjtën kohë, në fund të Nëntorit, në një operacion të ngjashëm të oficerëve të policisë, u gjetën klientë të tjerë që ishin brenda lokalit dhe injoronin rregullat e Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular