BallinaAktualitetEMRI+FOTO/I vlerësuar me çmimin ‘Njeriu i Shekullit XX’, humb betejën me COVID-19...

EMRI+FOTO/I vlerësuar me çmimin ‘Njeriu i Shekullit XX’, humb betejën me COVID-19 mjeku i njohur veterinar

Ka ndërruar jetë nga COVID mjeku veterinar, personalitet i njohur, Sulejman Peza.

Ai u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi nuk mund të fitonte betejën me COVID.

Peza ishte një figurë mjaft e njohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm, ndërsa për kontributet e pazëvendësueshme që ka dhënë në mjaft aspekte, ai është vlerësuar me çmime, tituj e medalje brenda e jashtë vendit.

Veprimtaria e tij është mjaft e gjerë dhe komplekse, ndërsa në shkurt të këtij viti ai mori edhe titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”.

Dr Sulejman Peza për kontributin e tij në fushën e veterinarisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me qendër në Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt “Personalitet i Shekullit XX”, “Personalitet publik Ndërkombëtar”.

Ky institut e ka vlerësuar me medaljen e artë dhe i ka dhënë dy herë titullin honorifik Guvernator, drejtor i institutit amerikan për Evropën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular