BallinaAktualitetGjekmarkaj i përgjigjet ashpër Ramës: S’ke mbajtur një grua më shumë se...

Gjekmarkaj i përgjigjet ashpër Ramës: S’ke mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më pushtetin 12 vjet

Teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, debati politik në Shqipëri është ndezur ashpër, me akuza shumë të rënda nga palët.

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur ashpër kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e ironizoi bashkë me kandidatin tjetër Mark Markun

Gjatë një vizite në Lezhë Rama i cilësoi dy pedagogët dhe analistët, si personazhe groteske, ekstremistë dhe reaksionarë.

Gjekmarkaj e cilëson sulm në shtëpinë e tij nga Rama, teksa thotë se kryeministri gënjen gjithmonë.

Kandidati i PD ironizon me Ramën duke thënë se nuk ka mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet.

Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist ! Rren  kur flet , rren  kur hesht , rren  kur eshte i gezuar , rren kur eshte i merzitur  por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande! Do ja rrezojne ne ditet e para te  Qeverise Basha , do e bejme siç duhet , bashkekohore , me universitetet ze i pare , jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj , per ti ngritur  ato ku i kerkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e  rrezojne njerzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut !”, shkruan Gjekmarkaj.

Çfarë tha Rama më herët

Kryeministri deklaroi sot nga Lezha se Marku dhe Gjekmarkaj s’kanë asnjë lidhje me Lezhën përveç origjinës, dhe faktit që emri i tyre mund të jetë në parlament pas 25 prillit.

‘’Skuadër jo përfaqësuese, me dy personazhe groteskë, që i njeh gjithë populli shqiptar pëmes salloneve, klubeve të natës mediatike. Dy personazhe ekstremistë, në çdo aspekt të retorikës së tyre, të menduarit. Dy reaksionarë që e kanë kundërshtuar Reformën në Arsim duke qenë pedagogë. Kanë mbajtur ndezur flakadanin e tifozllëkut. S’kanë asnjë lidhje me Lezhën përvec origjinës. S’kanë çfarë i sjellin përveç emrin e tyre në parlament. Pastaj skuadra tjetër është qamet më vete. Tek skuadra e Monikës, duhet kuptuar se PD është alternativë sado e lodhur, e vjetëruar dhe e marrë peng, në këtë moment të historisë, prap mbetet parti politike që është aty. ‘’– tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular