BallinaAktualitetShkrimtari i njohur: Votoni kundër nekrofilëve në pushtet, votoni kundër PS-së!

Shkrimtari i njohur: Votoni kundër nekrofilëve në pushtet, votoni kundër PS-së!

Shkrimtari i njohur, profesor Gazmend Kapllani nga SHBA, ka dalë sot me një thirrje të fortë dhe të drejtpërdrejtë: “Votoni kundër PS-së!”

Thirrja e tij e publikuar në Fb është nxitur nga vlerësimet që i bëri publikisht Luljeta Bozo, kandidatja kryesore në listën e Partisë Socialiste, diktaturës së proletariatit të Enver Hoxhës.

Gazmend Kapllani shkroi në Fb:

“Shoqja Nexhmije vdiq herët: ndoshta do të ishte tani në krye të listës së PS-së në vend të shoqes Luljeta. Sa për të tjerat: të thuash nga pozita e dikujt që kërkon pushtet politik që regjimi enverist,  nga më kriminalët dhe paranojakët e historisë së Shqipërisë dhe të botës “ka pasur më shumë të mira se të këqija”, është barbarizëm.

Nuk është vetëm përligjje e krimit dhe dhunës, por edhe nxitje për krim dhe dhunë. Votoni kundër nekrofilëve në pushtet, votoni kundër PS-së! Që këtej e tutje është detyre morale,” thekson me forcë Gazmend Kapllani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular