BallinaProfilVlerat dhe cilësitë e doktor Fadil Merxhekut

Vlerat dhe cilësitë e doktor Fadil Merxhekut

Nga Elmaz Haruni

Të votosh Dok Fadil Merzheku, do të thotë: Të votosh një person që mbartë me vete disa #VLERA dhe #Cilësi që rrallë mund t’i gjeni së bashku në çdo person tjetër.
Vlerat intelektuale,shpirtërore ,morale, politike, patriotike e qytetarë janë VLERAT që mbartë Dok Fadil Mërzheku.
Cilësitë e Dok. Fadil Merzheku janë të shumta por unë po listoj d disa prej tyre .
🔵”Ndershmëria” është cilësia e veçantë e Dok: Fadil Merzheku, sepse është i drejtë, i besueshëm, dhe thotë të vërtetën, pavarësisht nëse kjo e vërtetë do të ketë pasoja negative për të

“#Përgjegjësia” është cilësia me anë të cilave Dok:Fadil Mërzheku ka përmbushur të gjitha detyrimet shtetërore,sociale e familjare.
Kjo është arsyeja pse Ai mori përgjegjësinë dhe angazhimi për të përfaqësuar qytetarë Gramshjotë në kuvendin e shqipërisë.

“#Respekti” është cilësi që Dok e ka në gen.
Respektin e tregon me sjelljet e tija të mira, mirësinë dhe mirësjelljen ndaj çdo personi, pavarsish moshës, kategorisë që ka.

“#Durimi” #qetësia që e karakterizon ka bërë që dok të veprojë me mençuri e të mari vendime të mençura në çdo kohë.

“#Toleranca” është një vlerë e veçantë e dok Fadilit, tolerant me kolegët e tijë,tolerant në shoqëri, tolerant në çdo grup shoqëror.

“#Përkushtimi” i jep një vlerë të veçantë Dok. Fadil Merzheku. Përkushtimi i tij ka filluar që në bangat e shkollës i cili me vështirësitë e asaj kohe ju përkushtua të arsimohej për të qënë një mjek në shërbim të çdo pacienti.
Dhe përkushtimi i tij nuk reshti as një moment, çdo ditë e në çdo kohë për këdo dhe kudo në shërbim të çdo pacienti.
Dhe këtë përkushtim e dëgjon tek qytetarët që i ka shërbyer ndër vite deri më sot.
Nuk ka familje në Gramsh që dok Fadili, nuk është përkushtuar në çdo kohë dhe situatë për të bërë më të mirën.

“#Bashkëpunimi”:

Doktori është bashkëpunues dhe punon në ekip.
Çdo ditë, nëpërmjet bashkëpunimit me kolegët e tij, ka arritur të zgjidhi shumë probleme të vështira me pacientët.

“#Angazhim”: Kjo cilësi nuk i mungon Dok sepse: çdo kauzë që ka marë përsipër e ka realizuar me përkushtim, përpjekje e përgjegjësi .
Ndaj duhet të kemi besim tek doktori për atë që premton .

“#Mirënjohje”: është tipari që ka formuar personalitetit e Tij.

“#Miqësia”: është një vlerë e shtuar për Dok Fadil Merzheku. Me besnikëri ,respek dhe besimin që jep ka arritur të krijojë miq e miqësi kud.Ta kesh mik dok: Fadilin është nder, dhe një ndër këta jam dhe unë dhe jam krenar.

“#Drejtësia”: është vlerë që e karakterizon dok Fdilin , pasi nuk synohet që njerëzit të marrin atë çfarë nuk i takon, por çdo kush të marrë atë që meriton nëpërmjet meritokracisë, por njëkohësisht është i drejtë për çdo shërbim të çdo pacient duke i shërbyer çdo kujt pa dallim njësoj si familjari e tijë.

“#Korrektësia”: Kjo vlerë përfaqëson një nga vlerat më të mira të Dok Fadil Merzheku.
Është korrekt në punë, korrekt me varsit, korrekt me kolegët, korrekt në shoqëri, korekt me këdo.
Çdo veprim i tij korrespondon me fjalët që thotë dhe kur fjalën e thotë Ai e mban atë.

Bujaria. Cilësi që doktori e ka më shumë se çdo person tjetër .

Ai ka dhurua një pjesën më të madhe të kohës për çdo person që ka nevojë për të.
Është i sinqertë me këdo, me parime morale dhe etike.

Solidariteti është një nga cilësitë që e karakterizon dok Fadilin, duke ndihmuar të tjerët për të arritur qëllimet e tyre pa pritur asgjë në këmbim.
Këto cilësi të Dok:Fadil Merzheku i njohin qytetarët Gramshiotë.

Ndaj besoj dhe shpresoj se çdo qytetar më 25 Prill, duke votuar dok Fadil Merzheku, nuk do votojnë një emër, apo një parti, do votojnë për veten e tyre dhe për qytetin e Gramshit, sepse me doktor Fadilin çdo kush ndihet i përfaqësuar.

Në këto zgjedhje duhet të mos kemi dallim partie të mos bëhemi vegla e atyre që e kanë marrë votën për 30 vjetë rresht dhe asnjeher nuk kanë menduar për ne, për qytetin tonë.
30 vjetë janë çerek shekulli. A nuk mjaftuan 30 vjetë mashtrime dhe në çdo mandat ata e kanë marrë votën tuaj.
Të njëjtën fytyrë kanë patur (thjesht emrin kanë ndryshuar) nga #xhaketat e deri tek #Rroshi që shikon trasten e tijë.

Bashkëqytetarët e mi! – çdo kush është pronar i votës së tijë.
Respektojeni veten duke mos lejuar që të tjerët të bëhen pronarë të votës tuaj.
Le të tregohemi njëher qytetar të demokracisë!
Votoni Doktorin tuaj që ju gjendet në çdo moment!
Votoni njeriun që jeton dhe përjeton çdo hall tuajn.
Votoni për t’i sjellë ndryshimin këtij qyteti dhe të mos shikohet Gramshi dhe qytetarët e tijë si vota të sigurta të PS.

#Me Dok Fadil Mërzheku Gramshi Fiton.

Autori eshte Nën kryetar i PD Gramsh
Gramsh më 15/03/2021

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular