BallinaKryesoreBasha me qytetarët në Gjirokastër: Më 25 prill çdo shqiptar do të...

Basha me qytetarët në Gjirokastër: Më 25 prill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin që ka filluar

Kreu i PD, Lulzim Basha është zhvendosur sot në jug drejt Gjirokastrës. Ai është pritur nga dhjetëra qytetarë të entuziazmuar në qytetin jugor.

Basha i tha qytetarëve se ndryshimi ka filluar dhe më 25 prill çdo shqiptar do e votojë këtë ndryshim.

Ai thotë se kjo është beteja e shqiptarëve për fëmijet e tyre, dhe për ta nxjerrë vendin nga mjerimi e papunësia.

‘’Të dashur motra dhe vëllezër, të rinj e të reja faleminderit nga zemra për këtë pritje  ta jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra, Shkodër e Korçë, Durrës. Do e çlirojmë Gjirokastrën e Shqipërinë. Nga mjerimi dhe papunësia. Më 25 p rill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin, për fëmijët e tij, për ekonominë, për Europën për punësimin.

Ju bëj thirrje, të merrni masa që sëmundja, me maskë dhe distancë. Kjo është betejë për fëmijët tuaj. Është betejë fitore e së cilës, do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë. ‘’- tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular