BallinaLifestyleFustani i Dua Lipës në 'Grammy' mori plot 1500 orë për t'u...

Fustani i Dua Lipës në ‘Grammy’ mori plot 1500 orë për t’u punuar

Dua Lipa fitoi çmimin për albumin më të mirë pop në “Grammy Awards 2021”.

Përveç çmimit, Dua mori vëmendje edhe me veshjen e saj e cila u vlerësua si një ndër veshjet më të mira.

Madje, fustani është punuar posaçërisht për këngëtaren nga marka e njohur “Versace”.

Stilistja e famshme italiane, Donatella Versace, ka bërë një postim në rrjetin social Instagram duke zbuluar se sa ka punuar për të krijuar fustanin që Dua mbante veshur në natën e dhënies së çmimeve në “Grammy”.

Fustani rrjetë i Duas kishte marrë plot 1500 orë për tu punuar dhe është i gjithi i mbështjellë në kristale.

Këto kristale arritën në një numër total rreth 55,000 mijë të tilla.

Një punë kjo e madhe për dukjen e artistes shqiptare në tapetin e kuq të “Grammy Awards”.

Image

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular