BallinaShow BizzHailey Bieber zbulon arsyen pse ajo dhe Justin Bieber u martuan aq...

Hailey Bieber zbulon arsyen pse ajo dhe Justin Bieber u martuan aq të rinj

Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018-të, kur ajo ishte vetëm 21 vjeç dhe këngëtari 24. Në një intervistë për “Elle”, Hailey ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit në një moshë aq të re.

“Ai ishte në një fazë të jetës kur mund të merrte vendime të tipit: ‘s’merrem më me vajzat, nuk bëj më budallallëqe. Kam hequr dorë nga festat e çmendura’”, është shprehur Hailey.

Ajo ka rrëfyer se para se të nisnin historinë e tyre të dashurisë, ata ishin miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.

“Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël.

I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe”, ka thënë ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular