BallinaKronikeDETAJE/ U plagosën mbrëmë në Shkodër, arrestohen dy vëllezërit Doçaj, policia: Ja...

DETAJE/ U plagosën mbrëmë në Shkodër, arrestohen dy vëllezërit Doçaj, policia: Ja kush qëlloi i pari…

Arrestohen dy vëllezërit Marjan dhe Hot Doçaj. Ata u plagosën mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhaj në Shkodër gjatë një shkëmbimi zjarri.

Dy të rinjtë u arrestuan pas një përplasje me armë zjarri. Dy vëllezërit janë transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për shkak të plagëve të marra. Dy të rinjtë kanë deklaruar në polici se kanë qenë duke lëvizur me makinë kur në drejtim të tyre ka qëlluar me kallashnikov Besmir Perkolaj. Sipas Doçajve, ata nuk kanë probleme me asnjeri dhe nuk e dinë arsyen se përse autori i dyshuar ka qëlluar ndaj tyre.

Por policia ka hedhur poshtë pretendimet e tyre kur thotë se “Më datën 20.03.2021 rreth orës 19.30, në fshatin Bardhaj Shkodër,  gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit M. D. dhe H. D. kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B. P. i cili i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri automatik, ku për pasojë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën dy vëllezërit ndërsa shtetasi B.P.,  u largua nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim”.

Fisi Doçi njihet si fis të fortësh në zonën e Shkodrës, ndërsa dy vëllezërit janë kushërinj me Gentian Doçin, i cili është një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz. Gentian Doçi gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritetet italiane për trafik kokaine.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Vihen në prang dy vëllezërit Doçaj që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti me armë zjarri.

Shpallet në kërkim autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore u  bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. D., 26 vjeç dhe H. D., 31 vjeç,  banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. P., 29 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Nga veprimet hetimore rezultoi  se:

Më datën 20.03.2021 rreth orës 19.30, në fshatin Bardhaj Shkodër,  gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit M. D. dhe H. D. kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B. P. i cili i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri automatik,  ku për pasojë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën  dy vëllezërit ndërsa shtetasi B.P.,  u  largua  nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B.P.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar  prova materiale që shërbejnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe mjeti tip Audi, i shtetasit M.D.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve M. D. dhe H. D. për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa për shtetasin B. P. për veprat penale të “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular