BallinaKronikeDetajet e ngjarjes në Shkodër/ Arrestohen dy vëllezërit e plagosur, shpallet në...

Detajet e ngjarjes në Shkodër/ Arrestohen dy vëllezërit e plagosur, shpallet në kërkim autori

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarje e ndodhur të shtunën mbrëmë në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Policia sipas njoftimit ka arrestuar dy vëllerëzit e plagosur Marjan dhe Hot Doçi 23 dhe 30 vjeç, pasi mes tyre dhe autorit të shpallur në kërkim ka pasur një shkëmbim zjarri.

Dy vëllezërit Doçi u plagosën ndërsa udhëtonin me makinën e tyre tip “Audi”, ndërsa ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjithashtu mësohet se po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëri të ditur se ka identifikuar një nga autorët e dyshuar. Besmir Perkola i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë. Dy të plagosurit kanë lidhje me  Gentian Doçin , i cili është i shpallur në kërkim për zhdukjen e Jani Prengës. Kjo është edhe pista kryesore ku po heton policia.

Por një tjetër pistë e hetimit, sipas Policisë, kjo ngjarje lidhet edhe një zënkë e çastit mes dy vëllezërve Doçi dhe Besmir Perkolaj në një nga lokalet e fshatit Bardhaj. Kjo mësohet të ketë qene arsyeja që ka çuar deri në plagosjen e dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçi.

Pas zënkës ai është larguar dhe ka shkuar ka marrë armën dhe me pas ka organizuar priten ndaj dy vëllezërve, të cilët kanë qenë duke u kthyer në shtëpinë  e tyre ne lagjen Fermentim te Shkodrës.

25-vjeçari Besmir Perkolaj banues në fshtin Bardhaj pasi ka qëlluar me arme zjarri automatik  ndaj mjetit “Audi” është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Në vend ngjarje policia ka gjetur 11 gëzhoja. Dyshohet se në plagosjet e djeshme janë përfshirë disa persona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular