BallinaAktualitetTragjike në Greqi, mjeku i infektuar me Covid hidhet nga kati i...

Tragjike në Greqi, mjeku i infektuar me Covid hidhet nga kati i tretë i spitalit

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi. Një mjek i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të spitalit.

Mediat greke shkruajnë se mjeku 41-vjeçar po kurohej për Covid në spitalin Thriasio. Sipas informacioneve, 41-vjeçari u trajtua në katin e tretë të spitalit në klinikën kirurgjikale, e cila për shkak të pandemisë është shndërruar në pavijon Covid për të infektuarit me virus.

Mjeku u shtrua në spital pasi kishte komplikacione të rënda, ndërsa sot është gjetur i vdekur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular