BallinaBotaVIDEO/Njerëzit vrapojnë të frikësuar, pamjet nga momenti i tërmetit me magnitudë 7.2...

VIDEO/Njerëzit vrapojnë të frikësuar, pamjet nga momenti i tërmetit me magnitudë 7.2 në Japoni

Japonia u godit dje nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës rihter. Lëkundjet u regjistruan në brigjet e Ishinomaki, një qytet i vendosur vetëm 65 milje (104 km) nga Fukushima, vendi i një tërmeti shkatërrues 10 vjet më parë.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe momentet e dridhjes së fortë të tokës. Nga pamjet shihet se ndërtesat shkunden, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.

Japonia përjetoi një tërmet vdekjeprurës një dekadë më parë që shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore të vendit

Më shumë se 20.000 njerëz vdiqën ose u zhdukën dhe një cunami me valë 30 metra dëmtoi disa reaktorë bërthamorë në zonë. Mbi 100.000 persona u evakuuan dhe autoritetet kanë kaluar 10 vitet e fundit duke pastruar zonën, një përpjekje masive që ekspertët thonë se do të duhen dekada për t’u përfunduar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular