BallinaAktualitetShfaqet mutacioni turk i koronavirusit, nivel i lartë infektimi me këtë version...

Shfaqet mutacioni turk i koronavirusit, nivel i lartë infektimi me këtë version të Covid

Shkëncëtarët turk kanë zbuluar një version të ri të koronavirusit. Mediat lokale raportojnë se ditët e fundit është hasur një mutacion tjetër i koronavirusit në qytetin Çanakkale, të cilit nuk i kanë vendosur ende një emër, por se shkencëtarët kanë dyshime të forta se bëhet fjalë për një version turk të koronavirusit.

Infeksionisti Alper Sener thekson se ashtu siç ka ndodhur edhe me versionin anglez, Brazilian apo atë të Afrikës së Jugut, ka dyshime të forta se edhe në Turqi është shfaqur një tjetër mutacion.

“Mund ta quajmë mutacioni i Detit të Zi apo Stambollit, nuk e dimë ende, por ajo që dihet është se gjatë javëve të fundit ka patur një nivel të lartë infektimi me këtë version të mutacionit në vendin tonë” , shprehet ai.

Turqia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa disa muaj më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë hodhi akuza ndaj vendit për fshehje të numrave të vërtetë të të prekurve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular