BallinaKryesoreKAS rrëzon Celibashin, pranon ankimin e PD që iu hoqën 69 kandidatë

KAS rrëzon Celibashin, pranon ankimin e PD që iu hoqën 69 kandidatë

Komisioni i Ankimor i KQZ ka rrëzuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili rrëzoi listën e PD-së, duke e lënë me 69kandidatë për deputetë.

Nga 222 emra që kishte koalicioni i opozitës, Celibashi kërkoi që lista me kandidatët për deputetë të reduktohej në 153.

“Me shumicë votash, pranojmë kërkesën ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëmërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021”, tha kreu i KAS. Ai shtoi se KQZ është e detyruar të zbatojë dhe të regjistrojë listën e plotë siç e ka paraqitur PD dhe koalicioni i saj.

Ndërsa kundër vendimi brenda 5 ditëve mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor. Nëse nuk ka asnjë ankim atëherë KQZ duhet të pranojë listat e plota të PD-së, me 222 kandidatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular