BallinaKryesoreModeratorja Eva Murati, e ftuar speciale në emisionin “Tiki Taka” të gjigantit...

Moderatorja Eva Murati, e ftuar speciale në emisionin “Tiki Taka” të gjigantit italian “Italia 1”

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, ishte e ftuar speciale në studion e një nga emisioneve më të ndjekur italian të futbollit “Tiki Taka”, në “Italia 1”.

Eva Murati  ka folur për pasionin e saj për sportin, ndërsa i ftuar ka qenë edhe djali i Diego Armando Maradonës. Aktorja dhe njëkohësisht prezantuesja e njohur ka marrë komplimentet e moderatorit të famshëm Piero Chiambretti, jo vetëm për paraqitjen e saj, por edhe për italishten e shkëlqyer që fliste.

“Vajza e Champions-it në Shqipëri shkëlqen. Edhe italishtja e saj është mbresëlënëse”, tha Chiambretti. Ndërkohë gjatë emisionit Murati ngacmoi të ftuarit pasi kishte sfiluar një modele në studio duke thënë: “Si ia bëni të flisni për futboll kur futen në studio femra kaq të bukura…?!” Eva shndriti në studion e “Tiki Taka”-s, me fustanin e kuq, tepër elegant, duke i dhënë një shkëlqim special kësaj mbrëmjeje, me bukurinë që rrezatone.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular