BallinaAktualitetNdërhyrjet te Mozaiku i Tiranës, Neritan Ceka: Të çohen në Prokurori

Ndërhyrjet te Mozaiku i Tiranës, Neritan Ceka: Të çohen në Prokurori

Ndërtimi një shatërvani pranë mozaikut të Tiranës ka sjellë reagime  të shumta për dëmtimin që po i bëhet zonës arkeologjike. Arkeologu Neritan Ceka i cilëson ndërhyrjet  shkelje të ligjit të trashëgimisë kulturore.

Gjithë kjo që ndërtohet është e paligjshme, duhej gërmuar, të çlirohej monumenti, pastaj të fillojnë vendosje të tilla bunkerë betoni. Drejtoria Rajonale nuk duhej të kishte lejuar hapjen e gropës, ata duhen cuar në prokurori- shprehet Ceka.

Sipas drejtorit të Mozaikut, njëkohësisht  drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Olsi Plasa ndërhyrjet nuk janë shqetësuese dhe  sondazhet  nuk kanë  qënë të nevojshme për tu bërë përpara fillimit të punimeve.

Mund të ishin bërë dhe më herët por mund dhe të mos ishin bërë. Sepse projekti nuk parashikonte shatërvan. Nuk e marr unë vendimmarrjen, merret sipër. Kaq sa kam parë projektin e parë, projekti ka ndryshuar, se di më vonë ca ka ndodhur.-thote drejtori Plasa.

I pyetur për potencialin arkeologjik  të zonës, drejtori ka një përgjigje kontradiktore.

Jojo, deri tani jo. Ka vetëm një shtresë të vogël atje që kemi parë, por ne po i bëjme më tepër këto masa për ti dhëne para punës, por deri tani nuk ka asnjë gjetje- thotë në përgjigjen e tij Plasa.

Me një vëzhgim të thjeshtë në terren arkeologu Ceka vërteton të kundërtën.

‘Është futur në shtresën kulturore që dallohet qartë, me kamera e shikoni dallimin midis pjeses argjilore tipike baltës tiranase, dhe pastaj depozitimeve që mbajnë tjegulla qeramikë, të shek VI të erës sonë, që lidhen me bazilikën.’ përfundon Ceka.

Aktualisht punimet për rehabilitimine zonës pranë Mozaikut të Tiranë janë ndërprerë deri në analizimin e sondazheve, ndërsa përfundimi I gjithë rehabilitimit parashikohet të përfundojë brenda 5 muajve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular