BallinaAktualitetDashni e lodhur diplomatike

Dashni e lodhur diplomatike

spot_img
spot_img

 

Nga Ylli Manjani

Kush ka sadopak vemendje tek ngjarjet e ditës që kaluam e kalojmë, mund të konkludojë pa hezitim se Edi Rama nuk është ashtu siç duket në raport me ambasadorët e huaj këtu.

Këta të fundit, në të vërtetë, janë keqpozicionuar ndoshta në naivitet në raport me çështjet tona të brendshme. Keqpozicionimi i tyre u mbështet edhe nga ekspertiza tejet e varfër që Perëndimi ka sjellë ndonjëherë në Shqipëri për çështjet që ne kishim nevojë.

Por pyetja që shtrohet sot është:

A është vërtetë Edi Rama korrekt e luajal me ambasadorët e huaj këtu?

Në parantezë luajalitetin, apo besnikërinë, Edi Rama e ka konsideruar si sindromë e qenit. Në fakt besnikëria është term që përdoret për qenin…

Sidoqoftë ja disa fakte që flasin vetë:

1. Kohë më parë, kur deputeti Adnor Shameti tha publikisht se ligjet e reformës në drejtësi kanë nevojë të korrigjohen, Zonja Kim bëri namin publikisht. E konsideroi madje “thikë pas shpine” ndërhyrjen në reformë. Të gjithë krerët politikë në Twitter ranë dakord me zonjën Kim. Rama i pari madje.  Por sot ligjet u preken jo konsensualisht nga Rama. E çfarë të prekure!? U shtuan nenet tranzitore që synojnë plotësimin e disa vakancave të rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese, të cilat janë në thelb balanca e vendimmarrjes aty. Njësoj si me zgjedhjen e Arta Markut, synohen që të plotësohen vakanca të përhershme me ligje të përkohshme!!!
Zonja Kim sot hesht. Nuk jam i sigurtë nëse do heshte nëse këto ndryshime të propozoheshin nga opozita…!?

2. Kodi Zgjedhor u shkrua konsensualisht në shtëpinë e zonjës Kim, pra në territorin e SHBA. U hartua madje jo pa deklarata të forta për “topin në fushën e Bashës”… Rama dukej sikur skishte as to e as tope… Kështu u shit të paktën. Vetëm pak ditë nga kodi konsensual, Edi Rama në një aleancë me Myslymin&co, hodhi në kosh publikisht konsensusin e arritur tek zonja Kim. Prezent ishte edhe zoti Soreca, pra BE.
Rama u tregoi vendin të dy ambasadorëve, por këto të fundit heshtën. Ranë squk. Prapë nuk jam i bindur që ta kishte bërë Basha në opozitë këtë gjë ata do rrinin kaq squk…!

3. Rasti i Tomë Doshit e bën më të dukshëm talljen, mashtrimin dhe tregimin e vendit që Edi Rama u bën ambasadorëve. Për hir të fakteve, zonja Kim ende reagon, por deri më tani ngjan se po i bën reklamë elektorale Tomës… As ajo, as paraardhësit e saj nuk kanë bindur opinionit publik këtu se çfarë krimi ka bërë Toma në Amerikë, apo në Shqipëri?!
Ndoshta po të kishte kursyer pak kohë nga deklaratat për “topin në fushën e Bashës, apo tolerancën e Ramës”, do ishte marrë më shumë me interesat amerikane në ligjin zgjedhor, pra me vendosjen e rregullave ndaluese për Tomën e të tjerët. Por nuk e bëri.

4. Ndëshkimi vjedhjes së votës, ishte dhe mbetet dështimi më i madh. Ambasadorët nuk arritën të dëshnojnë asnjë sukses që reforma e tyre po ndëshkonte hajdutët e votave me pushtet.  Përkundrazi pushteti dhe Edi Rama u tregoi vendin dhe ata prap ranë squk!?

5. Braktisja e Perëndimit dhe vendosja e Shqipërisë në Lindje, madje në Lindjen anti-Perëndim, nga ana e Edi Ramës nuk meritoi asnjë koment nga ambasadorët. U bë gurgule për 5G, por asnjë fjalë për vaksinën kineze të blerë në Turqi. Pa lidhje fare.
Gurguleja e ndikimit rus, u shumëzua me zero me një kovë vaksinash SPUTNIK.
Këto janë disa fakte që më bijnë mua ndërmend. Por ka të tjera. Mjafton të lexoni ftohjen e Europës me Ramën dhe nervozizmin e këtij të fundit me të…

Pra marrëdhënia e Ramës me ambasadorët mund të konsiderohet dashni e lodhur diplomatike nga pahiri…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular