BallinaKryesoreFOTOT/Si duket Tirana para nisjes së fushatës

FOTOT/Si duket Tirana para nisjes së fushatës

Dy partitë e mëdha në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të çelin zyrtarisht pasditen e sotme fushatën në Tiranë, kryeqendra e Shqipërisë që do të përcaktojë shumë mbi qeverinë e re.

Në këto foto të LSA shihet që partitë politike kanë nisur përgatitjet për skenografinë e tubimeve. Në sheshin “Skënderbej” ku në orën 17:00 nis fushata e PS-së është vendosur një ledwall dhe një numër i vogël karrigesh, ku do të ulen kandidatët socialistë për deputetë. Karriget janë vendosur në distancë nga njëra-tjetra për të respektuar masat e pandemisë.

Gazeta “Panorama” mëson se PD-ja do të përdorë një skenografi dhe një formë jo të aplikuar më herët për prezantimin e kandidatëve, ndërsa ajo që mësohet është se secili prej tyre do të qëndrojë në këmbë duke ruajtur edhe distancën e imponuar nga COVID-19.

Me banderola janë veshur fasadat ballore të selisë rozë dhe selisë blu, ku PD ka vendosur në qendër të sloganit të saj Shqipërinë dhe ngjyrat e partisë, ndërsa në fokusin e PS-së është lideri Edi Rama. Vlen për t’u theksuar që tubimet do të mbahen në një distancë vetëm 1 kilometër nga njëri-tjetri dhe gati në të njëjtën orë.

ImageImageImageImageImageImageImage

ImageImageImage

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular