BallinaSportShqipëria niset me fitore 1-0, në Andorra vendos goli i Ermir Lenjanit

Shqipëria niset me fitore 1-0, në Andorra vendos goli i Ermir Lenjanit

Shqipëria ka nisur me fitore aventurën e saj në eliminatoret e Botërorit 2022. Skuadra kuqezi mori atë që kërkonte në transfertën e Andorrës, falë golit të vetëm të shënuar nga lenjani në pjesën e parë dhe që vulosi fatin e sfidës. Të besuarit e Edi Reja dominuan me kontrollin e lojës, ndrësa rastet për shënim ishin të pakta në 45 minutat e para. Rei Manaj rrezikoi në katërkëndësh në minutën e 25-të, por gjeti të përgatitur portierin.

Lenjani

Më pas, një rast të mirë në minutën e 39-të kishte dhe Ismajli, që nuk i gjeti kohën topit në harkimin e Hysaj. Ndeshja u zhbllokua vetëm në fundin e pjesës së parë me Lenjanin që me një goditje të prirët brenda zones në të 40-ën ndali topin në rrjetë për epërsinë e Shqipërisë. Pas pushimit, ritmi I lojës ra ndjeshëm. Për ta konfirmuar këtë mjafton të përmendet fakti, që goditja e vetme e kuqezinjve në portë erdhi me Gjasulën në nisjen e shtesës.Në fund mjaftoi goli I Lenjanit dhe Shqipëria merr tri pikë që në nisje të grupit I, ashtu si Anglia që kaloi 5-0 San Marinon. Në barazim 3-3 u mbyll sfida tjetër e grupit mes Hungalisë dhe Polonisë.
(balkanweb)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular