BallinaKronikeFerri i zjarrit në magazinë, asnjë gjurmë nga Arjani

Ferri i zjarrit në magazinë, asnjë gjurmë nga Arjani

Kur kanë kaluar më shumë se 40 orë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga Arjan Sala, roja i magazinës te qendra tregtare “Casa Italia”, e cila prej më shumë se 2 ditësh është “nën pushtetin” e flakëve!

SYRI TV ka siguruar video nga operacioni i forcave zjarrfikëse rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku shihet një zjarr i përmasave të mëdha.

Për shuarjen e tij është thyer soleta, për të bërë të mundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga brenda.

Aktualisht zjarri është shuar, e ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit. Në pjesën që zjarrfikësit kanë depërtuar deri më tani, nga kontrolli nuk ka rezultuar të jenë gjendur gjurmë të rojes.

Arjan Sala 33-vjeç, mbeti i bllokuar në magazinë pasi ishte futur për të shpëtuar punonjësit e tjerë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular