BallinaAktualitetE promovoi edhe Edi Rama, i vihet zjarri me benzinë bujtinës 3...

E promovoi edhe Edi Rama, i vihet zjarri me benzinë bujtinës 3 milionë euro në Theth

Një investim gjigant prej 3 milion euro në një  bujtinë në Qafe Thore afër Thethit në Malësinë e Madhe është shkrumbuar nga flakët. Bujtina ishte në ndërtim e sipër nga biznesmeni, Gëzim Olaj, i cili vetëm pak kohë më parë ishte kthyer nga Anglia për të investuar në vendlindjen e tij.

Sipas burimeve policore por edhe deklaratave të investitorit, mbrëmë natën disa persona e kanë realizuar djegien nëpërmjet hedhjes së disa bidonëve me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën për tu zhdukur pa gjurmë.

Bujtina ishte në fazën e fundit të ndërtimit, por tashmë dëmi ekonomik që është shkaktuar sipas sipërmarrësit  është plot  3 milion euro.
Mësohet se djegia është bërë gjatë natës me benzinë nga persona ende të paidentifikuar.

Pak muaj më parë, biznesi i Olajt u promovua në një video dhe nga kryeministri Rama.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular