BallinaSportKualifikueset e Botërorit/Turqia nuk di të ndalet, fitojnë edhe Holanda, Kroacia dhe...

Kualifikueset e Botërorit/Turqia nuk di të ndalet, fitojnë edhe Holanda, Kroacia dhe Rusia

Turqia vijon të jetë surpriza e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”. Pasi fitoi 4-2 ndaj Holandës ndeshjen e parë, turqit mposhtën në transfertë edhe Norvegjinë e Haaland, me rezultatin bindës 3-0.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Tufan (dygolësh) dhe Soyuncu.

Holanda mori fitoren e parë në këto kualifikuese, duke mundur 2-0 Letoninë. Golat për “Tulipanët” u shënuan nga Berghuis dhe De Jong.

Kroacisë i mjaftoi vetëm goli i Pasalic për të marrë 3 pikët ndaj Qipros, ndërsa Rusia fitoi 2-1 ndaj Sllovenisë.

Mali i Zi mposhti 4-1 Gjibraltarin, ndërsa Bjellorusia fitoi ndaj Estonisë 4-2.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular