BallinaBota"Unë nuk e besoj Meghan Markle”, ish-prezantuesi Piers Morgan merr kërcënime me...

“Unë nuk e besoj Meghan Markle”, ish-prezantuesi Piers Morgan merr kërcënime me vdekje

Ish-prezantuesi i famshëm Piers Morgan zbuloi së fundi se dhunues në internet kishin kërcënuar ta vrisnin në sy të fëmijëve për shkak të qëndrimit të tij kundër pretendimeve të Meghan Markle, pasi kishte humbur edhe vendin e punës për atë arsye. Piers tha se ai nuk duhej të kishte folur me aq shumë vrull, por iu qendronte pikëpamjeve të tij mbi Markle.

Piers Morgan ka treguar tashmë se tre djemtë tij ishin vënë në shënjestër të rrjetet socialet dhe ia kishin treguar të atit mesazhet kërcënuese që kishin marrë.

Morgan shtoi: “Askush prej tyre nuk interesohet për Meghan Markle e lëre më të bien dakord me pikëpamjet e mia për të. Megjithatë turma e dhunuesve në Twitter i ka shpallur fajtorë.  Një dhunues ishte zotuar të më vriste para syve të tyre dhe madje kishte shtuar:” Kur babai yt të vdesë, bota do të bëjë festë.” Normalisht, unë kënaqem me zhurmën. Por media e parregulluar sociale, siç do të konfirmojë çdokush, është bërë gjithnjë e më e egër dhe e keqe.”

Piers, 55 vjeç, u detyrua të largohej nga emisioni “Good Morning Britai” pasi mbrojti idenë e vet se nuk besonte asnjë fjalë nga ato që Dukesha e Sussex tha në intervistën e saj për Oprah Winfrey. Ai u pushua pas një grindjeje që bëri në transmetim direkt me prezantuesin e motit Alex Beresford, 40 vjeç.

Për “Mail”, Piers tha të dielën: “Unë e di se nuk ishte pamje e bukur…Dhe si reflektim, nuk duhet ta kisha bërë atë.” Por duke iu referuar menaxherit të tij të ndjerë John Ferriter, ai tha se është më mirë të largohesh sesa të kërkosh falje në transmetim.

Piers tha:”Unë nuk kam pasur ndërmend të kërkoj falje për mosbesimin tim ndaj Meghan Markle, sepse e vërteta është se nuk e besoj Meghan Markle.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular