BallinaSportHaland zgjodhi rivalët e tyre/ Barcelona rikthehet te pista Martinez

Haland zgjodhi rivalët e tyre/ Barcelona rikthehet te pista Martinez

Pak ditë më parë mediat spanjolle shkruanin se Florentino Perez kishte zgjedhur Erlind Haaland për majën e sulmit, madje kishte në dispozicion edhe shumë e duhur për të bindur B. Dortmund. Këto zëra përforcohen edhe më shumë nga “Mundo Deportivo”, sipas të përditshmes spanjolle: Haland ka njoftuar drejtuesit e klubit verdhezi se në fund të sezonit do të largohet. Sulmuesi norvegjez, të cilin Dortmund e vlerëson me 150-180 milionë euro, ka zgjedhur Real Madridin për të vijuar karrierën e tij. Mbi sulmuesin interesohej prej kohësh edhe Barcelona por më sa duket drejtuesit e klubit blaugrana kanë mësuar këtë zgjedhje të Haland, për këtë arsye kanë ndryshuar objektiv, më saktë i janë rikthyer një njohje të vjetër.

Martinez

Pas një periudhë ku bën gjithçka për të bindur Lautaro Martinez, por nuk kishin në dispozicion paratë e nevojshme, këtë verë Barcelona do të tentojë sërish të josh sulmuesin e Inter. Nuk është një sekret që Martinez pëlqehet shumë në “Camp Nou”, nuk është një sekret që edhe vetë sulmuesi nuk është kundër një transferimi të tillë por në çdo rast Barcelona duhet të bindë më parë Inter. Për ta bërë këtë, katalanasit do të ofronin sulmuesin francez Antuan Grizman.

Griezmann could leave FC Barcelona for Inter Milan in Lautaro Martinez swap  deal | Oh My Goal - YouTube

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular