Vala e tretë ka vendosur në alarm edhe Francën e cila ka shtyrë masat e Lock-Doën për 4 javë.
Në një deklaratë për shtyp, Presidenti Macron ka njoftuar se gjithashtu për 3 javë do të mbyllen edhe shkollat si dhe qendrat e kujdesit vetjak.
“Ne u përpoqëm ta shtyjmë këtë ditë për aq kohë sa të jetë e mundur – por fatkeqësisht tani ka mbërritur. Ne do të humbasim kontrollin nëse nuk veprojmë tani.”- ka thënë Macron.
Franca si disa vende të tjera të Europës, pavarësisht se është në proces vaksinimi nuk ka mundur dot t’i shpëtojë masave të rrepta të Lock-Doën.
Masat nisin nga 3 prilli dhe përfshijnë si Parisin dhe gjithë Francën.