BallinaSportVIDEO/ Manaj-Uzuni sjellin festë, Shqipëria thyen pastër San Marino, por sa shumë...

VIDEO/ Manaj-Uzuni sjellin festë, Shqipëria thyen pastër San Marino, por sa shumë vuajmë

Nuk ishte një ndeshje ku shkëlqen, përkundrazi vuajtën jo pak përballë San Marino, por në fund festa ishte e gjitha për kuqezinjtë. Shqipëria thyen pastër 0-2 në transfertë modestët e San Marino duke mbyllur këtë akt të parë në kualifikueset e Botërorit me dy fitore dhe një humbje, praktikisht ashtu siç ishte parashikuar fillimisht në letër. Në fraksionin e parë, të besuarit e Edy Reja vuajtën shumë, ishin konfuz në fushën e lojës duke goditur vetëm një herë kuadratin me Hysaj. Me fillimin e pjesës së dytë, tekniku italian hodhi menjëherë në fushën e lojës Uzunin dhe Roshin duke i dhënë ndeshjes një tjetër rrjedhë.

Në minutën e 63-të, Uzuni hodhi një kros perfekt në zonë aty ku Rej Manaj me kokë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Goli çlirojë ekipin ndërsa në minutën e 82-të ishin të pafat teksa Hysaj goditi shtyllën pingule.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 85-të ku një devijim i Uzunit solli dhe golin e dytë. Me gjashtë pikë pas tre ndeshjeve Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin I. Në sfida e tjera të këtij grupi, Anglia mposhti Poloninë me rezultatin 2-1 duke marrë të vetëm kreun me nëntë pikë të plota ndërsa Hungaria mposhti Andorra në transfertë me rezultatin 4-1.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular