BallinaKryesoreVIDEO/ Maqedonia turpëron Gjermaninë, fitojnë Italia, Anglia dhe Franca

VIDEO/ Maqedonia turpëron Gjermaninë, fitojnë Italia, Anglia dhe Franca

Kualifikueset e botërorit Katar 2022 vijojnë të prodhojnë surpriza të tjera. Gjermania, që është edhe një prej skuadrave më të forta dhe pretendente për Kupën është mundur me rezultatin 1:2 në shtëpinë e saj nga Maqedonia e Veriut. Golat e suksesit historik u shënuan nga Pandev dhe Elmas.

Italia triumfoi 0-2 në Lituani. Golat e fitores u shënuan nga Stefano Sensi në minutën e dytë të pjesës së dytë dhe Ciro Immobile në shtesa. Me 3 fitore radhazi dhe me asnjë gol të pësuar, “axurrët” kryesojnë grupin me pikë të plota.

Fitore minimale për Francën në Bosnje. Anthoine Griezmann realizoi golin e fitores për kampionë e botës pas një ore lojë, duke ngjitur “Gjelat” e Deschamps në krye të grupit D me 7 pikë.

Në grupin e Shqipërisë, Anglia ka fituar ndaj rivales kryesore Polonisë duke marrë e vetme kreun e renditjes, teksa Hungaria mban vendin e dytë me 7 pikë pas fitores së sotme 1-4 në Andorra.

Hapa fals kanë hedhur Greqia dhe Ukraina që kanë barazuar në shtëpi ndaj Gjeorgjisë dhe Kazakistanit teksa Danimarka ka shokuar Austrinë në Vjenë duke e mposhtur 4-0.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular