BallinaPolitikeForumi Rinor i PD Vlorë: Andrra-mbaruarit e cipave elektorale!

Forumi Rinor i PD Vlorë: Andrra-mbaruarit e cipave elektorale!

Reagim i FRPD Vlore/Tërmeti i dështuar, drejtuesi part-time, kësaj radhe çudit me daljen e pështirë propagandues në “rregullimin-andrrues” të rrugëve; e atyre rrugëve të lëna në mëshirë të fatit këto 8 vjet, sikur mos të kenë qenë pjesë e këtij qyteti.

Drejtuesi i humbur i sektit mësoi se dhe jashtë fasadave,ngjyrave dhe veprave të betonta me rrepe, të cilën e cilësojnë si Vlorën e vërtetë, paskërka dhe lagje ku mungojnë shërbimet dhe infrastruktura bazë!

Të dështuar dhe të bojkotuar nga qytetarët vlonjatë, është realiteti më të cilën po përballen.Kjo i detyron të dalin rrugëve dhe lagjeve të harruara për 8 vjet, me lopatë në dorë, për të hedhur asfaltin e pështirë elektoral.

Kjo i detyron të njohin Vlorën e vërtetë, përtej videove plot efekte zbukuruese!

E kanë të qartë se përgjigjen dhe reagimin qytetar do e marrin në 25 prill, ku Vlora do i paraprijë ndryshimit te madh!

Nuk ka lopatë, eskavator, filmim HD apo andrra me cipë asflati elektoral që i shpëton nga përgjigja qytetare!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular