BallinaKronikeKonsumoi detergjent, 48-vjeçari në Sarandë përfundon në spital

Konsumoi detergjent, 48-vjeçari në Sarandë përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Delvinës. 48-vjeçari Artur Lalanaj, ka tentuar të vetëflijohej duke konsumuar detergjent, më konkretisht klor, e si rrjedhojë është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Sarandës.

Raportohet se Lalanaj, baba i katër fëmijëve, ka ndërmarrë aktin ekstrem, pasi nuk siguronte dot lekët për të konsumuar alkool, ndaj të cilës kishte krijuar dhe varësi.

Mësohet se 48-vjeçari është i divorcuar para disa kohësh e është dënuar dy herë për dhunë në familje. Po ashtu thuhet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Delvinës ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular