BallinaKryesoreMeta: Kandidati i PS-së me numër 17 në Tiranë duhet të ishte...

Meta: Kandidati i PS-së me numër 17 në Tiranë duhet të ishte në burg

spot_img
spot_img

jë tjetër deklaratë të fortë ka bërë sonte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në studion e “ABC News” ka akuzuar se njëri prej kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste është në listën e Tiranës për të blerë vota.

Sipas Metës, numri 17 në listën e PS-së për kryeqytetin (përkon me Alqi Bllako), duhet të ishte në burg.

“Kandidati i 17-të i Partisë Socialiste në listën e Qarkut të Tiranës duhet të ishte sot në burg, i përfshirë në aferën skandaloze të inceneratorëve. E kanë vendosur para edhe Pandeli Majkos, sepse ai person është vendosur aty (17) për të blerë zgjedhjet.

Ata mund të censurojnë nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin, por jo Ilir Metën. Dhe Reformë në Drejtësi do të thotë se i 17-ti në listën e PS-së në Qarkun e Tiranës duhet të ishte në burg dhe jo të blinte vota sot rrugëve. Por drejtësia do të bëhet për gjithçka shumë shpejt”, deklaroi Presidenti Meta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular