BallinaPolitike”Presione, gjoba e abuzime”, Tabaku: Grupet e PD në terren po informohen,...

”Presione, gjoba e abuzime”, Tabaku: Grupet e PD në terren po informohen, dimë çdo gjë

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, garanton se në Njësinë Nr.2 në Tiranë PD do të marrë rezultat surprizë dhe më të mirin. Sipas Tabakut qytetarët që ka takuar e kanë pritur shumë mirë planin ekonomik të PD, madje ka të majtë që duan tashmë të votojnë për ta.

Tabaku, e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për punën në terren dhe fushatën elektorale. ”Një atmosferë e jashtëzakonshme, takuam familjarë, biznese, qytetarë, takuam familje në Tiranë. Po përjetojnë krizë të jashtëzakonshme konsumi, dhe nga ana tjetër rritje e palogjikshme e taksave. Krijohen pasiguri, stres.
Qytetarët kanë shqetësimin e jetesës. Pikëpyetje e madhe mbi mbijetesën e familjes shqiptare. Papunësia, varfëria, konsumi. Sigurisht pastaj me rininë ka një grup të madh të rinjsh, pyesin a do të zbatohet plani i PD sic cështë. Shumë veta na thonë për shqiptarët është shpresa e fundit e tranzicionit. Në 8 vitet e fundit kanë pasur një zhgënjim shumë të madh.
Unë besoj që është mirëpritur shumë mirë plani për ekonominë, për taksën e sheshtë, një sërë paktash që synojnë forcimin e shtresës së mesme. Profesionistë të jenë të pavarur, të prosperojnë pavarësisht kush është në qeverisje.
është e vërtetë, situata është e vështirë. Ekonomia është në pikën më të ulët, depresion ekonomik, shpërdorim të buxhetit të shtetit që lidhet me korrupsionin dhe një faturë koncesionesh.

Dhe nëse buxheti i shtetit përdoret dhe drejtohet drejt prioriteteve, atëhere do të kemi formalizim të ekonomisë, kanalizim të fondeve që janë vjedhur e abuzuar. është çështje menaxhimi, vullneti.

Njësia Nr.2 është zonë e jashtëzakonshme. është gjithë Shqipëria, pamja e gjithë Shqipërisë. PD do të ketë rezultatin më të mirë në degën nr.2,. Kam takuar të majtë që më kanë thënë se do të na votojnë.Në degën 2 do kemi rezultat surprizë. ”- tha Tabaku.

Tabaku ka folur edhe për grupet e PD në terren për mbrojtjen e votës duke deklaruar se po informohen dhe tashmë demokratët dinë çdo gjë për lëvizjet e mazhorancës.
Sipas saj, ka tentativa për abuzime, presione e gjoba por grupet e PD janë pranë për t’u siguruar se asgjë nuk do u ndodhë votuesve.

”Kemi grupe në terren. çdo abuzim e presion. çdo gjobë që vendoset. çdo faturë abuzive nga OSHEE, çdo presion ndaj mësuesve. Kam kontakte pa fund nga mësues, dhe nga administrata që hapur na kanë thënë që do të na votojnë. S’ka asgjë që e ndal ndryshimin. Grupet tona në terren po informohen, informacionet po i shkojnë ndërkombëtarëve. Nuk ka asgjë që mund t’i bëjnë këta që po ikin. Rama kështu është mësuar. Dosja e Dibrës dhe e Durrësit bënë bujë, por asnjë nuk e ndal.
Ne kemi dijeni për çdo gjë që ndodh në terren, i kemi denoncuar. Kush ka bërë presion kemi qenë ne pranë për t’u siguruar se nuk do i ndodhë asgjë. Militantë që sillen si banditë e kanë vendin para drejtësisë.

Kemi arritur në nivelin e kapjes së shtetit thotë TI. Biznesi ka kapur politikën. TI identifikoi 9 ligje ku është evidentuar kapja e shtetit. Kam folur pa fund për korrupsionin. Korrupsioni ka kapur prej fryme ekonominë. Në 8 vite janë vjedhur 2 vite buxhet shteti. S’ka sfidë më të madhe se heqjen e korrupsionit. Kudo ku shkon i riu duhet të paguajë për t’u futur në punë.Ne duhet ta eleminojmë dhe do e eleminojmë. Do të ketë raste konkrete që do të çohen para drejtësisë. Pandëshkueshmëria do të marrë fund. çdo para e abuzuar dhe e vjedhur do i rikthehet.”- tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular