BallinaKryesore“Pse nuk i kthen përgjigje”, Basha për Ramën: Për një arsye të...

“Pse nuk i kthen përgjigje”, Basha për Ramën: Për një arsye të thjeshtë, ai do t’i ikë llogarisë, s’ka çfarë t’u thotë shqiptarëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot edhe për sulmet e kryeministrit Edi Rama. Ai tha se nuk e ka ndërment t’i përgjigjet, sepse Rama do t’i ikë llogarisë dhe bilancit të 8 viteve, duke i kujtuar premtime të pambajtura. Sipas kreut të PD, Rama nuk ka çfarë t’u thotë shqiptarëve.

“Dua ta theksoj edhe njëherë. Jeni mësuar që këto 30 vite të dëgjoni premtime nga politikanët, jeni mësuar këto 8 vite të dëgjoni premtime pa doganë nga pala tjetër dhe sa herë që vjen koha për bilanc, nuk ka bilanc po dëgjoni sharje, fyerje në adresë të opozitës, në adresë të medias, në adresë të qytetarëve. E kam thënë dhe po e përsëris. Nuk kam për t’ju përgjigj, megjithëse më thonë pse nuk i kthen përgjigje kur sulmon me atë gjuhë të ulët, me atë gjuhë të padenjë për median se nuk duhet ta dëgjojnë fëmijët, nuk duhet ta dëgjojë rinia. Është një gjuhë të cilën, ju jeni këtu mësues, ish-arsimtare, ish-drejtues shkollash. Për atë gjuhë të nxjerrin nga klasa, të dënojnë, jo më të dëgjosh nga personi që akoma edhe për disa javë është në krye të qeverisë. Por unë nuk kam ndërmend t’i përgjigjem për një arsye të thjeshtë. Unë e di arsyen pse e përdor atë gjuhë sepse ai do ti iki bilancit, ai do ti iki llogarisë me qytetarët, llogarive 8 vjeçare që ka hap kur premtoj 300 mijë vende pune, kur premtoj uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, kur premtoj uljen e kostos së jetesës, shëndetësinë falas, e shumë e shumë premtime të tjera nga të cilat jo vetëm nuk mbajti asgjë por shkoj në drejtim të kundërt. Prandaj edhe dy javë e gjysmë, tre javë që kanë mbetur taksirat sa herë që do ta dëgjoni kujtohuni që gjithë atë gjuhë të mbushur me vrer, të mbushur me mllef, me sharje e ka për një arsye të thjesht, nuk ka ça t’i thotë shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Kreu i PD tha se Rama nuk solli asnjë përparim. “Asgjë! Përkundrazi tani e fajëson Europën për dështimet e veta apo një forcë politike që ua ka demonstruar me vepra që sa herë ka pasur përgjegjësinë e qeverisjes ka prodhuar zhvillimin ekonomik, ka prodhuar investime në infrastrukturë që e kanë bërë sot Tiranën dhe Elbasanin si dy lagje të një qyteti, apo që kanë lidhur kombin përmes Rrugës së Kombit dhe ka prodhuar të mira që sot i shijojmë të gjithë siç është lëvizja e lirë. Nuk ra nga qielli, as lëvizja e lirë e shqiptarëve pa viza, as futja në NATO nuk ra si dhuratë nga qielli.

Ishin pengesa të jashtëzakonshme por ne i kaluam pa i bërë më të mëdha seç ishin, pa bërë teatër me to, pa i vënë fajin as Amerikës, as Europës, por duke ulur kokën, duke plotësuar kushtet, duke bërë reformat dhe ja ku jemi sot.
Shqiptarët me pasaportën e tyre lëvizin si qytetarë të lirë në Europë. E prandaj ne e kemi provuar, ne e dimë rrugën që të çon drejt Europës dhe tani Partia
Demokratike ka një ekip të ri, ka edhe një drejtues të ri në moshë, por që përvojën e kam, por të drejtuar drejt atij destinacioni ku jemi nisur në dhjetor të 1990-ës. Shumë prej jush mund të mos e kenë besuar kur folëm për lëvizjen e lirë se do të arrihej por ja sot e kemi arritur. Dhe sot po ju them kini besim që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur futjen e Shqipërisë në Europë me të gjitha përfitimet ekonomike, financiare, pronësore, të dinjitetit, të kulturës, të dijes që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në familjen e saj natyrale, politike që është Bashkimi Europian. Shpresoj që pas 25 Prillit të jemi të gjithë bashkë dhe unë pastaj do të kem barrën, detyrimin bashkë me ekipin tim, t’iu përgjigjem e t’iu jap llogari për të gjitha angazhimet dhe planit tonë, për të gjitha angazhimet që kemi marrë para pronarëve, para të përndjekurve, para studentëve, para sipërmarrësve, para fermerëve, dhe para çdo qytetari shqiptar”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular