BallinaAktualitetFestuan me armë ditëlindjen e "shefes", çfarë ka ndodhur me 4 policët...

Festuan me armë ditëlindjen e “shefes”, çfarë ka ndodhur me 4 policët e “Shqiponjave”

Janë  rikthyer në detyrë 4 punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, te cilet ishin pezulluar pak dite me pare, pasi qelluan me arme zjarri, duke festuar ditelindjen e shefes se tyre.

Sipas burimeve inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. janë larguar nga forcat “Shqiponja”, duke u transferuar në komisariatet e policise Lezhe, Kurbin dhe Mirdite.

Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Lezhës.

Gjithashtu edhe strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedimi penal për këta punonjës, ndërkohë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.

4 policet u shfaqen ne nje video, duke festuar ditelindjen e shefes se tyre ne orarin e punes madje duke qelluar dhe me arme zjarri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular