BallinaKryesoreMinatorët, Bashës: Shpresojmë që me ardhjen tuaj në qeveri, të kemi një...

Minatorët, Bashës: Shpresojmë që me ardhjen tuaj në qeveri, të kemi një vëmendje të shtuar, jo vetëm për Kukësin, por për gjithë Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me minatorët e Kalimashit, gjatë vizitës së tij në Kukës. Gjatë fjalës së tij, Basha premtoi se do t’i kthejë Kukësit dhe kuksinaëve pasuritë natyrore, që sipas tij, ua ka vjedhur qeveria në këto 8 vite. Më tej, ai u shpreh se “Ky vullkan do të shpërthejë më 25 prill te kutia e votimit”.


Pjesë nga diskutimet:
Minatori: Duam ta ndërtojmë të ardhmen tonë këtu. Ne shpresojmë që me ardhjen tuaj në qeveri, të kemi një vëmendje të shtuar, jo vetëm për Kukësin, por për gjithë Shqipërinë.

Basha: Unë ju falënderoj nga zemra për këtë takim. Herën e fundit u takuam shumë pranë, në fabrikë, madje rojet donin të na largonin, që mos të shihnim të vërtetën, por e vërteta nuk fshihet më. Me duart e Edi Ramës, pasurinë e Kukësit, i është dhënë një grushti njerëzish. “Kukësi me pasuri, por i vjedhur”! Kjo është e vërteta e Kukësit dhe gjithë Shqipërisë. 25 prilli është ditë ndryshimi. Ndryshimi ka filluar të vijë. Nuk ka nevojë ta them nga Kukësi unë, dhe pritja madhështore që mu bë. Njerëzit janë të vendosur që më 25 prill të marrin hak me votën e tyre për gjithë vuajtjet që kanë hequr mbi kurriz. Unë jam futur në shtëpitë tuaja, kam parë varfërinë që ka shkaktuar ky 8-vjecar, kam folur me djemtë tuaj, kam parë me sytë e mi si është zbrazur Kukësi në këto vite. Masat e para që do të marrim do të jetë çlirimi i vargonëve që mbajnë pasuritë peng. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse pasuritë janë kthyer në mallkim për ju dhe familjet tuaja. Ju jap fjalën se këto pasuri do t’i kthejmë te ju dhe familjet tuaja. Do të rindezim fabrikat, do hapim fronte të reja pune. Këto janë qëllimet e planit tonë ekonomik. Qeveria ime ndryshimin e parë që do të sjellë do të jetë një qeveri që punon për ju. Nga Italia në Gjermani gjen kuksianë që kanë shkuar me 5 lekë në xhep dhe tani janë punësuar e kanë marrë të tjerë, duke u bërë krenari. Kuksianët, shqiptarët, janë njerëz punëtorë. Problemi është qeveria. Këto burime të jashtëzakonshme natyrore ne do ua kthejmë kuksianëve dhe Kukësit. Ua përsëris që ajo fabrikë do të hapet shumë shpejt.

Minatori: Na kanë mërzitur këta njerëz, sa nuk kemi çfarë me thënë.

Basha: Ky vullkan do të shpërthejë më 25 prill te kutia e votimit. Po ua them qartë e prerë, për ne nuk është vetëm rrotacioni, por ndryshimi. Do të kemi një strukturë të posaçme, që do të merret me transparencën e burimeve natyrore të Shqipërisë. Ata zyrtarë që do të merren me këtë cështje do të jenë në një vëzhgim aq të rreptë, sa do duket Vettingu si shëtitje në park, sepse kjo është pasuri e shqiptarëve dhe duhet ta gëzojnë ata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular